Bar Restorant Lulishte 1 Maji pjese e grupit FEFA shpk. Lulishte 1 Maji eshte nje nder Bar – Restorantet e para ne kryeqytet. I krijuar me nje stil unik si ne pamje ashtu dhe ne shije, kryefjala jon eshte klienti. Restoranti ka nje guzhine te shumellojeshme, ku nderthurren ne menyre harmonike guzhina tradicionale shqiptare me shijet e guzhinave me te pelqyera ne bote (italiane, kineze dhe meksikane). Restoranti yne ndodhet ne zemer te Tiranes ne zonen historike te saj, perball Parlamentit te Shqiperise dhe ne krahe te Ures se Tabakeve. Ne ambjentet e brendshme te Lulishte 1 Maji ndodhet “Rrapi Historik i Tabakeve” i cili shtrin deget e tij ne ambjentet tona duke ofruar ne vere mbrojte nga djelli i nxehte i Tiranes dhe ne dimer krijon nje pamje te magjishme dhe piktoreske.
مُوصَى بِهِ