Prishtinës po i shtohet edhe nji paragraf… edhe një pikë e vizatueme n’hartë…, një shtëpi ku koha dhe hapsina s’jane send tjetër veçse fjalë. Soma shumë shpejtë po i hapë dyert për herë të parë. Kur kaloni nëpër rrugën Andrea Gropa, nuk është e mundun mos me pa lokalin tonë, me mure t’nalta që mbahet bukur në tullat e vjetra e të kuqe që para nji kohe s’ishin send tjetër veçse rrënoja që nxinin rrugë në nji mahallë. Në Soma, mburremi me absurditet, lexojmë, takohemi me njerëz të ri, presim diçka të re, hamë e pijmë dhe bijmë n’dashni. Këtu gjelbrimi veç ka fillu me u ngjitë mureve, dhe atë e percjellë aroma e ushqimit dhe e kafës që përgaditet në lokal… ndërsa në oborrin e bukur zotnon aroma e Luleve…, që jetojnë, vdesin dhe ringjallen vit pas viti. Në Soma, mundeni me e provu ushqimin tonë që trajton çdo mëlmesë e merret me shije bukur holl… duke mos i lanë anash koktelet që përzihen me mjeshtri dhe lirshëm mburremi me koleksionin e pijeve. Këtu, mundeni me gjetë vetën edhe në mesin e Librave, LP’jave, Filmave, Ҫajave organik, Posterave dhe shumë Aksesoreve të tjerë. Me fjalë tjera ju mirëpresim që t’na vizitoni.
Empfohlen