FIORE TIRANE

(Cocina EUROPEA)
Comodidades
Menú electrónico
Nos califica
Compartir en

Restorant “ Fiore” e filloi aktivitetin e tij në dhjetor të vitit 1996, në një qytet të vogël të Shqipërisë ,në Kavajë. Kjo nga dëshira dhe pasioni për t’u kthyer në Shqipëri për të bërë diçka ndryshe. Emrin dhe traditën ky restorant e ka marrë nga qyteti historik dhe i lashtë i Firenzes, një qytet i njohur si për historinë e tij, por edhe për kuzhinën e mrekullueshme Atje ne mësuam dhe fituam eksperiencën e të gatuarit ndryshe. Këtë eksperincë e sollëm në Shqipëri dhe rezultoi mjaft e suksesshme pas një pune të palodhur për t’i kënaqur klientët dhe për të marrë prej tyre fjalët më të mira. Në vitin 2006 u hap një restorant tjetër i ri i cili ndodhet në Tiranë, në zemrën e Shqipërisë kjo falë famës që kishim marrë në atë qytet të vogël nga njerëzit që frekuentonin restorantin tonë . Te “Fiore” çdo gjë është e ndërtuar në funksion të së bukurës, qetësisë dhe kënaqësisë. Një ambient perfekt në të cilin çdokush mund të ndihet tepër i relaksuar për të shijuar gatimet tona. Një restorant për të gjithë ata që duan të kalojnë një drekë apo një darkë të këndshme. “Fiore” tashmë i njohur jo vetëm në Shqipëri , por edhe përtej kufijve , është kthyer në një nga restorantet më të frekuentueshme, falë ndërthurjes që ne i kemi bërë kuzhinës italiane me atë shqiptare. ”Fiore” është nga të parët restorante në Shqipëri ku nga eksperienca shumë vjeçare ka arritur të fitojë një popullaritet të madh.