ALEHANDRO

(Кухня ЕВРОПЕЙСКАЯ)
Удобства
Электронное меню
Оцените нас
Поделиться

Në vazhdë të ruajtjes e zhvillimit të kësaj tradite si dhe në funksion të njohjes dhe shijimit sa më të madh të larmisë së verërave, ALEHANDRO DISTRI BUTION tashmë vjen edhe me një ambjent të ri, të dallueshëm lehtësisht nga eleganca dhe kualiteti sipëror. Ndërtesa e mrekullueshme trikatëshe me një arkitekturë italiane të viteve 40, e quajtur Vila Alehandro, ka sjellë më pranë degustatorët e verës së mirë me shumëllojshmërinë e produkteve të tregtuara nga Distribution. Ky investim madhështor karakterizohet nga bukuria estetike dhe finesa e kudondodhur, duke shërbyer si vendi perfekt për shijimin maksimal të verërave eskluzive të saj, si edhe duke mirëpritur çdokënd që preferon qetësinë e padiskutuar, shërbimin cilësor dhe veçanërisht degustimin e verës së kuqe, të bardhë, spumante apo shampanjës, të gjitha këto të përzgjedhura me kujdes të posaçëm nga prodhuesit më të mirënjohur në rang botëror. Ky ambjent dinjitoz e familjes Braha do vazhdojë edhe më tej punën e saj në shërbim të çdokujt që pëlqen të bukurën vizuale, cilësinë në shërbim dhe padyshim superioritetin e pijeve, veçanërisht atë të pijes më të fisme, shekullore,më të vjetër sic është vera, ndaj së rafinuarës, së bukurës dhe ndaj vlerave të vërteta. Administratorja e përgjithshme Erjola Braha ka treguar forcën e një gruaje te hekurt me punen e palodhur, duke vlerësuar maksimalisht magjinë e detajeve në artin unik te verërave që një ditë me dashurinë më të madhe të lë trashegim këtë traditë pasardhëseve të familjes Braha.