ODA

(Yerel mutfak AVRUPA)
Kolaylıklar
E-Menü
Bizi değerlendirin
Paylaş

ODA eshte nje restorant i ndertuar ne vitin 2005 ne nje vile te vogel nje kateshe , shtepi tiranase, e cila ndodhet prane sheshit "Avni Rustemi", rrugica (pa dalje) perballe Foto Skenderbeut. Eshte nje restorant ku gatuhet ushqim tradicional shqiptar nga te gjitha trevat e saj. Specialia e gatimit eshte :Pjekja ne Sac ne prush, nje pjekje shume e vjeter, tradicionale e jugut. Oda ka nje mobilim artistik tradicional shqiptar: sofra, mindere, qilima etj ku nepermjet detajeve interesante dhe te vecanta pasqyron kultura te trevave te ndryshme shqiptare, Eshte nje restorant qe preferohet shume nga te huajt per ushqimin dhe detajet artistike-hisorike shqiptare ,pasi Oda eshte i prezantuar edhe ne nje liber :Guide Turistike Per Ballkanin. Oda, eshte i preferuar kryesisht nga artiste per faktin se ambjenti dhe gatimi jo vetem te shuajne nostalgjine por te japin edhe nje kenaqesi te vecante pasi te ben te ndihesh si ne shtepi. Kenaqesia e vecante per klientet eshte dhe nxjerrja e rakise ne oborr,ku edhe te turistet nuk ngurojne ta provojne aty pijen tone tradicionale shqiptare. Menuja kryesore e pjekjes ne sac: lakror , pispili (pacarok-byrek me miell misri), mish qingji, mish keci,zogj fshati,kukurec dhe kulaci (buka e shtepise). Menyja e pergjithshme :supa e shtepise, tave dheu, tave plenci,fergese tiranase,harapash (tave me te brendshme qingji dhe miell misri),qifqi (qofte orizi),tave me speca te mbushura, tave me patellxhane te bushur, tave me fasule-pllaqi,tave me patate,sallate fshati,sallate perime sgare,sallate turshi. Pijet : vere, raki,birre dhe pije freskuese. Embelsira e shtepise : Shendetlie, sheqerpare dhe ftonj te pjekur ne sac.